Ish-drejtoresha e IKMT-së rreth dy orë në SPAK, momenti kur Dallëndyshe Bici del nga Prokuroria e Posaçme

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në SPAK. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ndërsa ka dalë që aty pas rreth dy orësh.

Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në SPAK.

Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti.

Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.

Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×