NBA/ 6 fitore radhazi, Oklahoma nuk di të ndalet, mund me lehtësi edhe Lakers-at

Vijon ecuria mbreslënëse këtë sezon në NBA e Oklahomas. Fitorja e gjashtë radhazi për kampionët në fuqi, që mbrëmjen e së martës mundën thellë 123-87 Lakers në fushën e këtij të fundit. Pa Doncic dhe LeBron, skuadra e Lakers ishte e pafuqishme, ndërsa për miqtë u dallua Alexander Shai, autor i 25 pikëve.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Golden State, që mundi 110-105 Sacramento, duke siguruar zyrtarisht zonën “play in”. Melton më 21 pikë u dallua për Warriors. Fiton edhe ekipi i Clippers, që falë 34 pikëve të Kawhi Leonard, mundi 116-103 Dallas.

Në Lindje, skuadra e Boston triumfoi 113-102 ndaj Charlotte, sfidë ku protagonist ishte Jaylen Brown me 35 pikë. Zhgënjen Miami, që u mund 121-95 nga Toronto (Barnes 25 pikë), ndërsa Chicago fitoi 129-98 në fushën e Washington (Dillingham 26 pikë).



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×