VIDEO/ Rayo “prenoton” kualifikimin, fiton pastër në Conference League ndaj AEK-ut të Strakoshës

Rayo Vallecano ka fituar pastër 3-0 ndaj AEK-ut të Athinës, në ndeshjen e parë çerekfinale të Conference League. Në Spanjë, vendasit morën një sukses shumë të rëndësishëm, duke hedhur një hap gjigand drejt kualifikimit.

Në pjesën e parë, Rayo shënoi dy herë në portën e mbrojtur nga Thomas Strakosha. Akhomach zhbllokoi llogaritë, ndërsa Lopez “tundi rrjetën” në fundin e fraksionit. Në pjesën e dytë, pati kohë edhe për një gol të Palazon, nëpërmjet një penalltie. Sfida e kthimit do të luhet në Greqi me 16 prill.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×