
10 gola 4 asiste në 33 ndeshje, këto janë shifrat e Cristian Shpendit këtë sezon, me sulmuesin kuqezi që vijon të bëjë protagonistin në Itali edhe pse në Serie B. Ky detaj, rendimenti i tij, ka bërë që për Shpendin të ketë një interesim të fortë nga disa prej klubeve më rëndësishme në Itali, por jo vetëm. Kartoni i sulmuesit kuqezi vlerësohet me 3,5 milionë euro çka e bën Shpendin një okazion të vyer për merkaton e verës.
Sipas mediave italiane, Parma dhe Lazio po ndjekin nga shumë pranë zhvillimin e tij, të gatshëm që në fund të këtij sezoni të paraqiten me një ofertë konkretë në derën e Cesena-s.

Jo vetëm dy klubet e Serie A, Tuttomercato shton për se për Shpendin ka interesim edhe nga Anglia, ku West Ham dhe Crystal Palace mund të paguajnë për të siguruar kartonin e tij. Pikërisht shuma që kërkon Cesena, 3,5 milionë euro, e bën edhe më të lehtë këto negociata.

Sigurisht, çdo diskutim është shtyrë për momentin për në fund të këtij sezoni, pasi Cesena kërkon të kuptojnë fillimisht nëse do të arrijnë të sigurojnë një vend për në Serie A sezonin e ri, aktualisht ndodhen larg, në vendin e tetë, por janë brenda fazës “play-off”. Nëse ekipi i tij nuk siguron një biletë për në elitë, është thuajse e pamundur që Cesena të mbajë më gjatë një sulmues si Cristian Shpendi në skuadër.
and then