
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke theksuar se emri i tij ishte përfolur prej kohësh si kandidati më potencial për këtë post.
Sipas saj, drejtori i ri do të ketë nevojë për një periudhë 1 deri në 3 muaj për të kuptuar situatën reale në institucion dhe për të analizuar sfidat e trashëguara nga paraardhësi i tij, Proda. Lala tha për emisionin “Kjo javë” në News24, të gazetares Nisida Tufa, theksoi se Policia e Shtetit ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm, duke përmendur dhënie gradash në mënyrë të pamerituar dhe një klimë frike brenda radhëve të policisë.
Ajo u shpreh se drejtori i ri duhet të ndërtojë një ekip të besueshëm për drejtimin e sektorëve kyç, si ai operacional dhe krimi kibernetik. Një tjetër sfidë, sipas Lalës, mbetet garantimi i proceseve të drejta dhe ligjore, duke qenë se konkurset janë cilësuar shpesh si fiktive.
Gazetarja theksoi gjithashtu nevojën për një polici të depolitizuar, ku punonjësit të kenë autoritet dhe të mos sillen në mënyrë abuzive në terren. Ajo sugjeroi pajisjen e efektivëve me kamera trupore dhe krijimin e strukturave të posaçme, duke pasur parasysh edhe rastet kur operacione të ndryshme janë dekonspiruar. Në përfundim, Lala theksoi se Skënder Hita duhet të sigurojë garanci të forta ligjore dhe të prezantohet para publikut nga figura me integritet, përfshirë edhe në përballjet me mediat.
“Unë e thash dhe më herët, duket iu referuar dhe burimeve, se zoti Skënder Hita ishte emri më potencial për t’u zgjedhur drejtor i Policisë së Shtetit. Zotit Hita do t’i duhet 1-3 muaj për të parë se si është grahmat e fundit. Paraardhësi i tij ishte zoti Proda. Unë kam folur për këtë personazh, ai është i larguar. Policia ishte në një presion të jashtëzakonshëm. Kishte dhënie gradash në mënyrë të pamerituar, kishte frikë te policia. Kishin frikë për të pirë një kafe miqësore me dikë. Ai do të duhet të gjejë emrat e besuar për të drejtuar një sërë sektorësh. Operacionalen, krimi i kibernetikës. Zoti Hita duhet të marrë garanci ligjore, pasi konkurset janë fiktive. Ai do të duhet të bëjë një polici larg politikës. Atij i duhen garancitë ligjore. Duhet të bëhen konkurse reale, jo fiktive, të bëjë ndryshime ligjore. Punonjësit e policisë duhet t’u jepet autoriteti, mos të sillen si banditë në rrugë. Do të duhet të pajisjen me kamera trupore, do të duhet të kenë strukturë të posaçme për ta, pasi ka pasur incidie nga prokuroria se shumë operacione janë dekonspiruar. Ka shumë sfida që ka përpara. Do të duhet të marrë garanci ligjore dhe të prezantohet nga zyrtarë me integritet, qoftë dhe në përballje me mediat. Ilir Proda e kriminalizoi policinë.”, tha ajo.
and then