
Bayern argëtohet në kampionat, teksa fitoi 0-5 ndaj St Paulit. Goli i Musialas dërgoi bavarezët në avantazh, në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, emrin në listën e golashënuesve e shënuan Goretzka, Olise, Jackson dhe Guerreiro.
Me këtë triumf, ekipi i Kompany shkon në kuotën e 76 pikëve, me titullin që duket thjeshtë formalitet. Në ndeshjet e tjera, Dortmund u mposht 1-0 nga Leverkusen, ndërsa Leipzig-Gladbah përfundoi 1-0. Bundesliga luan të dielën, takime të tjera mjaft interesante.
and then