
Real Madrid përgatitet për një nga sfidat më të vështira të sezonit në Champions League, ku këtë të mërkurë do të përballet me Bayern Munich në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve.
Gjermanët kanë avantazhin 2-1 nga takimi i parë në “Santiago Bernabéu”, duke e detyruar skuadrën madrilene të kërkojë përmbysjen në transfertë për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Në kampin e Realit mbetet i lartë besimi për një reagim, pavarësisht vështirësisë së madhe të sfidës dhe statistikave që favorizojnë Bayernin në përballje të tilla. Atmosfera brenda skuadrës është shoqëruar me mesazhe motivuese për një paraqitje të madhe në Mynih.
Trajneri Álvaro Arbeloa pritet të bëjë ndryshime në formacion, sidomos në mesfushë, për të rritur kontrollin dhe kreativitetin në lojë, ndërsa mungesat e rëndësishme si Courtois dhe Tchouaméni e komplikojnë më tej situatën për madrilenët.
Me garën në La Liga, që thuajse ka përfunduar duket se tanimbë gjithçka vendoset në Mynih,sa I takon fatit të sezonit të skuadrës madrilene. Ndaj Bayern në “Allianz Arena” pritet një duel që premton tension dhe emocione të mëdha për një vend në katërshen më të mirë të Europës.
and then