Bërtiti në avion “bomba bomba”, vihet në pranga lojtari argjentinas (VIDEO)

Një episod i rrallë vjen nga Argjentina, ku lojtari i Gimnasia de Jujuy, Emiliano Endrizzi, shkaktoi panik në avion, pasi bërtiti “Bomba! Bomba!”.
Incidenti ndodhi të dielën ndërsa pasagjerët po bëheshin gati një fluturim me destinacion Buenos Aires. Pasagjerët u detyruan të zbrisnin nga avioni në mënyrë që të mund të kontrollohej me kujdes çdo cep të bagazhit dhe kabinës.

Autoritetet aktivizuan menjëherë protokollet antiterror, një grup standard procedurash emergjente që përdoren në të gjithë botën kur bëhet fjalë për kërcënim potencial për sigurinë në një avion. Nuk ka vonuar shumë edhe veprimi i policisë që ka arrestuar menjëherë Endrizzin, ndërsa vetë klubi i futbollit ka përjashtuar lojtarin nga skuadra.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×