VIDEO/ Ndodh te Dinamo, lojtarët e bluve përplasen me njëri-tjetrin në fushë

Pjesa e dytë e ndeshjes së Kategorisë Superiore mes Bylisit dhe Dinamos në Ballsh, është shënuar nga kartonët e kuq për të dy skuadrat.

Fillimisht ishte Fabjan Përndreca ai i cili u ndëshkua me të kuq në radhët e Bylisit, duke lënë ekipin e tij me 10 vetë. Më pas, e kishte radhën Bakari Gudiabi i Dinamos ai i cili barazoi numrin e lojtarëve të të dy skuadrave në fushë, pasi edhe ai mori të kuq për dy të verdha shumë të shpejta.

Në fakt, ai u ndëshkua dy herë brenda 2 minutash, duke nervozuar jo pak kapitenin Dita i cili turfulloi kundër tij dhe kritikoi shokun e skuadrës. Gudiabi ndërkohë nuk ia kurseu dhe iu kthye Ditës, i cili përveç të tjerave po mundohej ta largonte nga fusha për të rifilluar ndeshjen, meqë Dinamo ishte në disavantazh.

Pas disa momentesh tensioni, Gudiabi la fushën e lojës dhe skuadrat në barazi numerike sa i përket futbollistëve të pranishëm në secilin ekip në lojë.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×