Raundi i dytë i kualifikueseve të Euro U-19 për vajza, Shqipëria luan nesër ndeshjen e tretë ndaj Lihtenshtejnit

Kombëtarja e vajzave U-19 do të luajë nesër ndaj Lihtenshtejnit në “Shtëpinë e Futbollit”, në ora 14:00, ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të dytë të kualifikueseve të Europianit 2026.

Pas dy ndeshjeve të para në grup, ku vajzat barazuan 2-2 ndaj Malit të Zi dhe u mposhtën minimalisht 1-0 nga Turqia, skuadra është përgatitur normalisht për përballjen e fundit të këtij raundi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipi i drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra është në gjendje të mirë dhe gati për sfidën e radhës.

Ndeshja Lihtenshtejn – Shqipëri do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV. Për të gjithë tifozët, hyrja në stadium do të jetë falas



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×