
Disfata përballë Atletico Madrid nuk ka asnjë efekt në lidhje me të ardhmen e Hansi Flick. Në Spanjë janë të bindur, në shtëpinë e Barcelonës janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga Hansi Flick, për këtë arsye drejtuesit e klubit blaugrana po bëjnë gjithçka për të bindur teknikun gjerman që të firmos një kontratë të re.
Sipas mediave pranë klubit të Barcelonës, Laporta dhe Hansi Flick kanë një akord total ndërmjet tyre për të zgjatur bashkëpunimin edhe me një tjetër vit. Kontrata aktuale e gjermanit përfundon në 2027, por është vetëm çështje kohë që Flick të firmos kontratën e re deri në vitin 2028. Në fakt, e gjithë fushata e Laporta-s si kandidat për president ishte e përqendruar te vijimi i projektit me Flick në stol:
“Në duam të rinovojmë kontratën me Flick deri në 2028”, është shprehur Laporta në mënyrë konstante.
Zyratizimi i kësaj marrëveshje vetëm sa u shty në kohë për të mbajtur ekipin të përqendruar këtë periudhë ku ishin në garë në Champions dhe La Liga. Pasi dolën nga Champions dhe me titullin që duket një formalitet, tani është koha që me Flick në stol të projektojnë sezonin e ri.
and then