
Pas eleminimit në Champions, zhgënjimi ishte i madh në shtëpinë e Real Madrid. Sulmuesi i Los Blancos, Kylian Mbappe, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku premton se skuadra do rikthehet më e fortë se kurrë.
“Provuam deri në fund, por nuk ishte e mjaftueshme. Është zhgënjim i madh të eliminohemi nga një kompeticion shumë i rëndësishëm, por duhet të shohim përpara”.
“Duhet ta shikojmë vetën shumë për t’iu larguar këtij zhgënjimi sërish. Nuk do të dorëzohemi kurrë”.
“Në Madrid, dështimi nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë ndonjë opsion. Por, ju premtoj një gjë: Do të nisim të fitojmë sërish dhe së shpejti”, shkroi ai. Real Madrid u eleminua nga Bayern, pas humbjes 4-3.
and then