MLS/ Lionel Messi i papërmbajtshëm, argjentinasi realizon dopietë ndaj Colorado-s

Lionel Mesi ka bërë atë që di të bëjë më së miri. Në ndeshjen ndaj Kolorado Rapids, ylli argjentinas shënoi dy gola duke i dhënë fitoren 2 me 3 Inter Majemit të tij. “Pleshti”, shkon tani në kuotën e 905 golave në karrierë duke iu vënë pas Kristiano Ronaldos, i cili ka 968 të tilla.

Fillimisht Mesi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18-të, ndërkohë që kompletoi dopietën personale në minutën e 79-të pas asistit të De Pol, duke “vulosur” shifrat në 2 me 3. Kjo ishte fitorja e katërt në 8 ndeshje të zhvilluara në MLS për Inter Majemin e Mesit



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×