“Me HIV Golemi dhe 15 punonjës”/ Bashkia e Gjirokastrës padi ndaj personit që përhapi lajmin e rremë për kryebashkiakun

Bashkia e Gjirokastrës ka depozituar sot në Komisariatin e Policisë kallëzim penal ndaj shpërndarësve të lajmit të rremë se ishte prekur me HIV/AIDS kryebashkiaku Flamur Golemi dhe punonjës të kësaj bashkie.

Avokati mbrojtës Arben Llangozi ka depozituar mëngjesin e sotëm kallëzimin penal ndaj shtetasit Emin Kokalarit që përmban 30 faqe ndaj përhapjes së panikut në qytetin e Gjirokastrës.

Prej ditësh ky lajm ka qarkulluar në rrjet, ndërsa ngriti shqetësim të madh në komunitetin në Gjirokastër. Pas kryerje së testimeve, rezultoi se lajmi ishte i rremë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×