
Chelsea vijon të shpenzojë miliona në merkato, por drejtuesit e bluve janë të pakënaqur nga rezultatet. Ekipi londinez rrezikon jashtëzakonisht shumë që këtë sezon të qëndrojë jashtë Champions League, një përfundim i hidhur që pritet të ketë pasoja. Në mes të sezonit, Chelsea vendosi të ndryshojë trajner duke larguar Enzo Marescan për t’i bërë vend Liam Rosenior, por kjo lëvizje nuk rezultoi e goditur.
“The Sun” vjen me një lajm të bujshëm, me të përditshmen britanike që shkruan se drejtuesit e Chelsea-t po mendojnë të ndryshojnë edhe një herë trajner në fund të këtij sezoni. Dëshira e tyre është të transferojnë në Londër, Diego Simeonen. Prej 14 vitesh, trajneri argjentinas ka ditur gjithnjë të mbajë Atletico Madrid në nivele të larta, këtë e vërtetoi edhe këtë sezon teksa arriti të dërgojë ekipin në gjysmëfinalen e Champions League duke eliminuar Barcelonën.

Simeone vlerësohet shumë për karakterin e tij luftarak, një trajner që jep shpirtin në stol duke i marrë maksimumin ekipit të tij. Në çdo rast diskutimi do të bëhet në fund të këtij sezoni pasi fillimisht duhet kuptuar edhe dëshira e Diego Simeones, një trajner i lidhur shumë me Atletico Madrid.
and then