Nuk pranoi të dilte nga banesa me qira, 50-vjeçari hipi në tarracën e pallatit dhe kërcënoi se do hidhej nga kati i 5-të

Capture

Një 50-vjeçar terrorizoi për pak minuta një lagje në Berat, pasi kërcënoi se do të hidhej nga tarraca e pallatit 5-katesh. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘8 Nëntori’.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se personi, Adrian Dardha është i vetmuar dhe prej 3 vitesh jetonte me qira ne pallatin nga ku kërcënoi se do të hidhej.

Prej 5 muajsh atij i ka mbaruar kontrata dhe bashkia i ka gjetur një banesë tjetër me qira, te cilen e paguan ky institucion. Ndërkohë, ai nuk pranonte të dilte nga banesa, duke ndërmarrë këtë akt ekstrem. Pas negociatave me policinë, 50-vjeçari zbriti nga tarraca e pallatit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×