
Në Turqi e bëjnë të kryer, që Vedat Muriqi do të luajë me Fenerbahçen në edicionin e ardhshëm. Bomberi shqiptar ka shpërthyer në La Liga këtë sezon, duke regjistruar plot 21 gola. Më lart se ai në renditjen e golashënuesve qëndron vetëm Kilian Mbape.
Është vetë dëshira e Muriqit, që të rikthehet në Turqi. Në anën tjetër, mbetet për t’u parë sa do përfitojë Majorka nga kjo lëvizje.
31-vjeçari ishte edhe në radarin e Barcelonës gjatë kësaj kohe. Sulmuesi i Kosovës konsiderohej si transferim, që mund të arrihej pa shumë shpenzime.
Vitet e para në karrierë, Muriqi i kalonte në futbollin shqiptar. Në periudhën 2013-2014, luante me Teutën dhe Besën.
and then