Dilemat për pjesëmarrjen në Botëror, te Irani të “turbullt”

Teksa Botërori po afron, Irani nuk dihet nëse do të jetë pjesë e këtij kompeticioni apo jo, për shkak të situatës së luftës. Për këtë temë ka folur së fundmi, Ahmad Donyamali, Ministri i Sportit dhe Rinisë së Iranit.

“Ne kemi zhvilluar një diskutim për vetë kombëtaren dhe kushtet e saj, dhe kemi formuar gjithashtu një komitet. Sot kemi një takim tjetër në kuadër të këtij diskutimi dhe po përmbushim detyrat tona ligjore.

“Duhet të jemi të përgatitur. Në çdo rast, mund të vendoset të mos shkojmë. Dhe nëse vendoset të shkojmë, duhet të jemi gati për një paraqitje të fortë. Por vendimmarrja varet nga kushtet aktuale, nga qeveria dhe ndoshta Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, ka deklaruar Donyamali.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×