Asllani në modë, klubi gjerman pas sulmuesit dardan

Gazetari i njohur i Bild, Christian Falk, ka raportuar  se lojtari i Kosovës, Fisnik Asllani vijom të jetë në radarët e klubit bavarez, Bayern Munich. Sulmuesi i Hoffenheim po ndjek me interes zhvillimet rreth të ardhmes së tij, ndërsa drejtuesit e Bayern po e konsiderojnë si një investim për të ardhmen në repartin ofensiv.

“Ende ka thashetheme për Fisnik Asllanin e Hoffenheimit, i cili është gjithashtu në listën e Bayern Munich”, tha  Falk. Performancat e Asllanit të fundit kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, por kampionët e Gjermanisë duket se mbeten klubi më serioz në ndjekje të tij.

Mbetet për t’u parë nëse kjo interesim do të konkretizohet në një ofertë zyrtare gjatë afateve të ardhshme kalimtare. 23-vjeçari ka shënuar 9 gola në këtë sezon.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×