VIDEO/ Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, shikoni si largohen menjëherë pas sirenave

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para sfidës Metalist 1925-Çernihiv, sirenat e alarmit u dëgjuan.

Pamjet tregojnë momentin e ankthit në Zhitomir. Lojtarët dhe stafet në fushë, bashkë me tifozët, u detyruan të largohen menjëherë. Gjysmëfinalja e Kupës së Ukrainës, e programuar për në orën 17:00, u shty.

Më pas u njoftua se takimi do të fillojë në orën 20:10. Kujtojmë se pjesë e Metalistit janë edhe Itodo Mandela me Kristian Mba. Metalist 1925 është edhe klubi që ka investuar te lojtarët nga kampionati shqiptar në dy vitet e fundit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×