Si përfiton një i pandehur statusin “pentito”? Avokati Hysi: Duhet të fitojë besueshmërinë e prokurorisë! Ata që përdorin drogë…

Avokati Detar Hysi ka shpjeguar procedurën dhe kriteret për përfitimin e statusit të të penduarit të drejtësisë, duke sqaruar rolin e prokurorisë dhe gjykatës në këtë proces.

I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Hysi theksoi se procesi nis me bindjen e prokurorit mbi bashkëpunimin e të pandehurit.

“Që një shtetas të jetë i penduar i drejtësisë duhet të bindet prokurori. Statusin e jep gjykata. Nëse thëniet e tij në proces konfirmohen në fund, ai merr statusin e të penduarit të drejtësisë,” u shpreh ai.

Sipas tij, një element thelbësor në këtë proces është verifikimi i deklarimeve të personit që kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë, pasi vetëm nëse ato provohen, mund të përfitohet statusi përkatës.

Hysi shtoi se besueshmëria e individit që bashkëpunon është një faktor i rëndësishëm për vlerësimin e tij në proces, duke qenë se dëshmitë e tij duhet të mbështeten dhe konfirmohen gjatë hetimeve.

Në këtë kuadër, ai nënvizoi se statusi i të penduarit të drejtësisë është rezultat i një procesi që kërkon verifikim dhe konfirmim të plotë të informacionit të dhënë nga bashkëpunëtori.

Ai theksoi se në rastet kur një i pandehur konsiderohet si përdorues i drogërave, besueshmëria e tij vendoset në pikëpyetje, deri në pikën që të pandehur të caktuar mund të kenë nevojë përdorimin e metadonit për të rrëfyer në seancat gjyqësore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×