
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tunelin e Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” mes tyre, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 drejtuesit.
Policia njofton se, automjeti i parë është një BMW me targa angleze AK20DHU, i drejtuar nga shtetasi R K, i datëlindjes 24.10.1996, banues në Vlorë.

Automjeti i dytë është një Volvo me targa AA715ZI, i drejtuar nga shtetasi S G , i datëlindjes 13.06.1986, banues në Tiranë.
Të dy drejtuesit e plagosur, kanë dëmtime shembje në trup dhe po marrin trajtim spitalor.
and then