VIDEO/ “Gjakftohtë” në penalltinë e fundit, Muçi çon Trabzonsporin në gjysmëfinalen e Kupës

Trabzonspor siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë, pasi eleminoi Samsunspor. Koha e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa për fituesin u nevojit goditja e penalltive. Trajneri i Trabzon, Tekke vendosi që të aktivizojë Muçin në minutën e 72-të dhe gjatë goditjes së 11-metërshave, Muçi do godiste i pesti.

Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke dërguar kështu në festë tifozërinë. Pas sfidës, paraqitja e lojtarit u vlerësua me notën 7.9. Trabzonspor ende nuk e ka vendosur nëse do blejë apo jo kartonin e Muçit.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×