Dinamo, Daja: I lumtur për skuadrën, duam trofeun e Kupës

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja u shpreh i lumtur pas suksesit 1-0 ndaj Vllaznisë, rezultat ky që i dërgoi në finalen e Kupës.

 

Daja.

“Atëherë sigurisht urimet i shkojnë ekipit sepse kupa ka një specifikë tjetër. Mund të bësh mirë, mund ta kurorëzosh. Është një bous i madh psikologjik. Ndeshjen e parë nuk e kishim në favor, gabuam me topat në thellësi dhe ajo çfarë kishim.

U ndje lodhja sepse kemi një kontigjent të limituar. Kemi ndeshje, kampionat, kupë. Do vijë dhe një moment që do vijë lodhja, nuk kemi patur mundësi të bëjmë rotacion. Qardaku dhe Qefalia vijnë nga dëmtimet, kishim qëllim të mbroheshim, sidomos në pjesën e dytë.  

Na vjen mirë që jemi në rrugën e duhur. Kemi amortizuar mungesën që kemi patur. Sa për lojtarin e dëmtuar, gjendja në pamje është ajo që pamë pasi me këto merret stafi dhe jo unë. Edhe Teixeira e pati pak të vështirë pasi ndjeu shqetësime në pjesën e pulpës. Dje kemi humbur në stërvitje dhe Nezirin. Me kontigjentin që kishim bëmë maksimumin. Do përshëndesim dhe Muçin, kështu i themi Comos, i cili kërkonte thellësinë për minutat që u fut në fushë.

E quaj bonus psikologjik sepse jemi brenda objektivave. Asgjë s’ka përfunduar, duhet të jemi me këmbë në tokë pasi çdo gjë mbaron kur mbyllet kupa dhe kampionati.

Ne kishim përgatitur atë rotacion. Ajo çfarë ndodhi nuk ishte në funksion të asaj që kishim përgatitur. Nuk e shfrytëzuam atë çfarë kemi përgatitur në seancën stërvitore. E kishim përgatitur që në situatat që Vllaznia do të dilte. Kishim përgatitur Beqajn për të luajtur në atë 5-she dhe të bënim një treshe të fortë me Ditën dhe Beqën në lojën në ajër sepse dhe Vllaznia ndërroi lojën.  

Linja e dytë, qoftë me Kallakun, qoftë me Malajn, qoftë me Langon janë lojtarë që veprojnë. Sepse duhet që të spostoheshim me Qardakun, na interesonte që ta spostonim më poshtë me ato pasimet.

Koma dhe Qefalija pavarësisht që bënë njëfarë diference, edhe Qardaku me Vilën bënë lojën e tyre. Freskimi me këto lojtarë, Qefalinë e kishim pak më të mirë. Duhen cilësitë e tij. Komo është lojtar 19-vjeçar dhe me një strukturë të mirë. Shpresojmë që të mos ketë dëmtime në vazhdim.

Kushdo që shkon në finale, është ekip i fort. Natyrisht që Egnatia është kampion në fuqi. Nuk ka favoritë. Qetësi, kontigjent. Kemi Nezirin, Guidino dhe Berisha. Pjesa tjetër është afruar. Këto lojtarë të marrin një formë sa më të mirë të jetë e mundur, tha Daja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×