Plagosja në Korçë/ Sherri me thika dhe sende të forta mes pronarëve, policia jep detaje

Policia e Korçës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur një ditë më parë, ku një person mbeti i plagosur.

Sherri ndodhi në orët e para të mëngjesit, në zonën e Pazarit në Korçë. Në konflikt janë përfshirë dy vëllezër të moshës 47 vjeç dhe 53 vjeç si edhe dy të rinjtë të moshës 33 vjeç dhe 23 vjeç.

Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën

“Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e “Pazarit”, në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×