
Inter po punon intensivisht për të ndërtuar mbrojtjen e së ardhmes. Emri më i përfolur është ai i Tarik Muharemović, talenti i Sassuolo, i cili pëlqehet nga shumë klube të mëdha, por në këtë moment zikaltërit janë në avantazh të qartë.
Marrëdhëniet shumë të mira mes drejtuesve Giovanni Carnevali dhe Beppe Marotta kanë ndihmuar në avancimin e negociatave, por vendimtare ka qenë lëvizja e hershme e Interit, që ka siguruar edhe pëlqimin paraprak të lojtarit.
Ndërkohë, vera pritet të sjellë një revolucion në repartin defensiv. Largimet e mundshme të Francesco Acerbi dhe Matteo Darmian duken të afërta, ndërsa mbeten në pikëpyetje të ardhmet e Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastoni, ky i fundit i lidhur me një transferim te FC Barcelona.
Për këtë arsye, Interi ka gati një kontratë pesëvjeçare për Muharemović, me një pagë fillestare prej 1.5 milionë eurosh në sezon. Sipas burimeve, lojtari ka dhënë tashmë dritën jeshile për transferimin.
Megjithatë, mbetet për t’u zgjidhur çështja e kartonit. Lojtari është në bashkëpronësi mes Sassuolos dhe Juventus, e cila përfiton 50% nga shitja e tij e ardhshme.
Vlera e operacionit pritet të arrijë rreth 20 milionë euro, përfshirë bonuset, një investim i rëndësishëm për të ardhmen e mbrojtjes zikaltër.
and then