VIDEO/ Supergol nga mbrojtësi i Kombëtares në Angli, Maldini Kacurri feston realizimin e parë si profesionist

Maldini Kacurri realizoi sot golin e parë në karrierë si lojtar profesionist. 20-vjeçari i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në rrjetë, ndërsa Grimsbi shkoi në avantazh 2 me 0 përballë Suindon.

Ndeshja është e vlefshme për javën 45 të “League Two”, që është ndryshe kategoria e katërt për nga rëndësia në Angli. Grimsbi ku luan Kacurri po luan mundësitë e tij, për t’u ngjitur.

Qendërmbrojtësi nga Shqipëria po merr minuta në Angli, ndërsa me Grimsbin e lidh një kontratë deri në vitin 2027. Kujtojmë se klubi anglez e transferoi në janar nga Arsenali.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×