
Një nga pistat kryesore që po heton policia nuk përjashtohet të jetë hakmarrja pasi viktima Kreshnik Mujeci akuzohet për vrasjen e Gegë Mëhillit, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016. Ai u arrestua në vitin 2017, së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Muçaj.
Gazetarja e News24, Xhensila Kodra, raporton se, sipas hetimeve të asaj kohe, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kishin prerë rrugën viktimës Gegë Mëhilli, pas një konflikti të ndodhur pak ditë nga ngjarja.
Ka dyshime se kjo ngjarje mund të jetë arsyeja e atentatit të sotëm, për shkak të hakmarrjes.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dyshohet se autorët lëviznin me 2 automjete, një prej tyre qëlloi në drejtim të viktimave dhe tjetra ka shërbyer për ti larguar.
and then