
Zbulohet një ‘fole’ prostitucioni në Durrës, ndërsa në pranga kanë rënë 3 gra.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë organizatorja e veprimtarisë kriminale, shtetaseje me inicialet M. L., 26 vjeçe dhe shtetaset me inicialet A. G., 33 vjeçe dhe B. A., 26 vjeçe, të dyja shtetase kolumbiane.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 18”.
Kishte marrë me qira një ambient në lagjen nr. 1, Durrës, duke e përshtatur dhe shfrytëzuar për prostitucion, vihet në pranga organizatorja e kësaj veprimtarie dhe 2 shtetase kolumbiane.
Procedohen penalisht edhe 3 shtetas për prostitucion.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 18”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 1-mujore.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases kolumbiane M. L., 26 vjeçe.
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për ushtrim prostitucioni shtetaset A. G., 33 vjeçe dhe B. A., 26 vjeçe, të dyja shtetase kolumbiane.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 pasaporta të shtetaseve të arrestuara, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 1 leje drejtimi dhe 3 celularë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasja M. L., prej një muaji, kishte marrë një apartament me qira në lagjen nr. 1, Durrës, të cilin e kishte përshtatur me qëllim ushtrimin e prostitucionit nga dy shtetase të tjera kolumbiane.
Gjithashtu, kjo shtetase ka ushtruar edhe vetë aktivitetin e prostitucionit në këtë ambient. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
and then