Zjarr në një apartament në Elbasan, tymi përfshin pallatin

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, shtëllunga të dendura tymi kanë dalë nga apartamenti, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin dhe duke shkaktuar panik te banorët.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda në banesë, çka ka shmangur pasoja në njerëz.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Priten hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×