
Aksident në qendër të Fiersheganit ku një motoçikletë është përplasur me një mjet tip benz.
I dëmtuar rëndë ka mbetur drejtuesi i motoçikletës një 65 vjeçar nga fshati Toshkëz i cili është transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjes nga ambulanca.
Policia e qarkullimit rrugor ndodhet në vendngjarje dhe po merret me disiplinimin e trafikut ndërsa pritet të vijë grupi hetimor për ekspertizë dhe për të dokumentuar ngjarjen.
Sipas të dhënave të para dyshohet se mjeti tip Benz i ka prerë rrugën motoçikletës. I dëmtuari kishte vënë maskën mbrojtëse çka e ka ruajtur nga përplasja e fortë.
and then