
Ernest Muçi dhe Kristjan Asllani, dy legjionarët kuqezi, nuk arritën të linin gjurmë për ekipin respektive në sfidat e zhvilluara të hënën në mbrëmje. Muçi zbriti si titullar për Trabzonspor në transfertën përballë Konyaspor, një ndeshje që në letër ishte shumë e rëndësishme pasi në rast fitoreje mund të kalonin Fenerbahce, të merrnin vendin e dytë në klasifikim, por diçka e tillë nuk ndodhi, me Trabzonspor që pësoi një humbje 2-1. Muçi qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, por pa arritur të lë gjurmë. Pas ndeshjes, mediat vlerësuan paraqitjen e sulmuesit kuqezi me notën 7,1.
Nuk bëri më mirë as Beshiktash, me bardhezinjtë që u ndalën në shtëpi në një barazim pa gola. Asllani nuk u preferua si titullar, por u aktivizua pas minutën së 81-të. Ky fund sezoni është shumë i rëndësishëm për dy legjionarët kuqezi pasi pritet të vendoset edhe e ardhmja e tyre.
Të dy lojtarët janë në formë huazimi, por për Muçin diskutimi është më ndryshe pasi Trabzonspor pritet të aktivizojë të drejtën për të blerë kartonin e tij pikërisht nga Beshiktash, ndërsa Asllani do të largohet nga Stambolli për t’u rikthyer edhe një herë në Milano, gjithnjë nëse Inter nuk pranon skonto për kartonin e tij.
and then