Shiste kokainë dhe kanabis në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat turistike është goditur nga Policia në Dhërmi, ku një 36-vjeçar u kap në flagrancë.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale gjatë sezonit turistik.

Në pranga u vu shtetasi E. P., 36 vjeç, banues në Lushnjë. Ai u ndalua në Dhërmi, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, Policia gjeti një sasi të dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

Hetimet vijuan me kontrollin në banesën e tij në Drimadhë, ku u sekuestruan rreth 450 gramë Cannabis Sativa dhe një sasi Kokainë, gjithashtu të ndara në doza për treg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, automjeti dhe celulari i 36-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×