“Ai është viktimë e një padrejtësie”, flet avokati i Rocchit: Nuk e di nëse do të kthehet, por do të dimë të mbrohemi mirë

Gianluca Rocchi, një emër i njohur në Itali dhe më gjera, ka punuar si dizenjator i gjyqtarëve për Serie A dhe Serie B në futbollin italian, akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Milanos për bashkëpunim në mashtrime sportive. Për këtë temë ka folur së fundmi avokati i Rocchit, Antonio D’Avirro.

“E kam takuar, është i demoralizuar sepse e konsideron veten viktimë të një padrejtësie. Ai beson se këto akuza janë të pabazuara. Është sjellë gjithmonë me korrektësi dhe transparencë, ndaj e shqetëson fakti që i atribuohet një akuzë kaq e rëndë. Nuk e di nëse do të kthehet, por do të dimë të mbrohemi mirë. Po vlerësojmë çfarë hapash ligjorë do të ndërmarrim përpara të enjtes (kur Rocchi pritet të dëgjohet nga prokurori Maurizio Ascione)”.

Për krahasimin me “Calciopoli”, ai tha: “Kjo është një gjë tjetër. Këtu flitet për 2-3 persona të përfshirë, ndërsa atëherë ishin qindra persona dhe rreth dhjetë klube



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×