
PSG-Bayern rezultoi një ndeshje e “çmendur” me 9 gola të shënuar, një super sfidë që theu rekorde të shumta në historinë e Champions League, një nga ndeshjet më të bukurat në historinë e këtij kompeticioni që do të kujtohet ndër vite. Për herë të parë në histori, në këtë fazë të Champions u realizuan kaq shumë gola, u vendos një rekord unik, si në pjesën e parë, me 5 gola të shënuar, ashtu edhe në total, me 9 gola.
PSG dhe Bayern bëhet dy ekipet e para në histori që shënojnë më shumë se 40 gola në një edicion të vetëm, e të mendosh që kanë në dispozicion edhe të paktën një takim, ndeshjen e kthimit. PSG ka shënuar 43 gola ndërsa Bayern 42.
Në fund të këtij 90-minutëshi, Ousmane Dembele u përzgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i ndeshjes. Ylli francez ka marrë pjesë 18 gola, 11 gola dhe 7 asiste në ndeshjet me eliminim direkt në Champions, duke vendosur një rekord absolut në historinë e PSG, Dembele kalon në këtë mënyrë Kylian Mbappe.
Nuk mungoi në këtë banket golash as Harry Kane. “Bomberi” anglez realizoi golin e tij të 13 në këtë edicion të Champions League. Vetëm Robert Lewandowski ka shënuar më shumë, 15 gola në edicionin 2019-2020, edicion kur Bayern fitoi në fund Champions League.
Në fund, një rekord e vendosi edhe Luis Enrique. Me këtë sukses, tekniku spanjoll bëhet trajneri më i shpejtë që arrin kuotën e 50 fitoreve në Champions League, këtë numër e arriti me vetëm 77 ndeshje në dispozicion.
and then