“Tatimorët trokasin dhunshëm në dyert e bizneseve”, Teliti: Paqja Fiskale ende pa hyrë në fuqi, sipërmarrjet përballen me pasiguri dhe presion nga tatimet

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, i ftuar në programin e drekës në News24, ka folur për mos-hyrjen ende në fuqi të “Paqes Fiskale” dhe pasojat që kjo, sipas tij, po sjell për bizneset në Shqipëri.

Teliti u shpreh se afatet e vendosura më herët janë shkelur vazhdimisht, duke krijuar paqartësi dhe mungesë besueshmërie. “Ne kishim afate kohore më parë për Paqen Fiskale dhe u shkelën. U tha brenda janarit do përfundojë gjithçka, pastaj thanë shkurt dhe mars. Tani jemi në fund të prillit dhe thonë afati është fundi i majit,” tha ai.

Sipas tij, biznesi po vuan nga mungesa e sigurisë juridike dhe nga fakti që rregullat nuk janë të qarta në zbatim. “Klima e biznesit ka vuajtur nga mungesa e sigurisë juridike, të mos dish rregullat e lojës në fuqi. Ka hyrë ligji, por nuk kanë dalë aktet nënligjore,” u shpreh Teliti.

Ai shtoi se, sipas tij, administrata tatimore po vepron në mënyrë të gabuar në terren, duke krijuar presion mbi bizneset. “Ndërkohë tatimet janë detyruar me ligj të trokasin te dera e biznesit dhunshëm siç bëjnë ata dhe kërkojnë borxhet që me ligj janë falur,” tha ai.

Teliti ngriti edhe pyetjen për funksionimin e shtetit ligjor në vend. “Në Shqipëri jemi në vendin që qeveris ligji apo Maliqi? Në Shqipëri fatkeqësisht, edhe pse kemi ligje shumë të bukura dhe të përafruara me ligjet e BE, ligji ka zero rëndësi,” deklaroi ai.

Sipas tij, edhe pse ligji parashikon falje për detyrimet deri në vitin 2025, në praktikë kjo nuk po respektohet. “Tatimorët që shkojnë te dera e biznesit dhe bëjnë presion atje. Ligji e thotë qartë, çfarë janë detyrime deri në vitin 2025 do falen,” përfundoi Teliti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×