“Kinema e pastër, futbolli në kulmin e tij”, Henry me fjalë të mëdha pas PSG-Bayern: Duhet të ishte finalja e Champions

PSG dhe Bayern dhuruan spektakël në Champions, teksa sfida gjysmëfinale përfundoi 5-4. Për këtë takim dha mendimin e tij i mirënjohuri, Thierry Henry.

“Ky është futbolli në kulmin e tij absolut. Kinema e pastër. Nga njëra portë në tjetrën, pa pushim, pa hapësirë për frymëmarrje… mbyll sytë një çast dhe humbet diçka.

Kjo ndeshje kishte gjithçka. Sinqerisht… kjo duhej të ishte finalja e Championsit, sepse tani për tani, këto janë skuadrat më emocionuese në Europë. Kemi më shumë se dy vjet që ankohemi se futbolli është ‘i mërzitshëm’. Por kjo që ndeshje që pamë ishte e jashtëzakonshme. Unë e shijova dhe mendoj se të gjithë në shtëpi e shijuan veten. Është thjesht çmenduri…”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×