VIDEO/ Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, 8 persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tetë persona, të cilët ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Gjirokastër, ku sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment është normalizuar pas ndërhyrjes së autoriteteve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×