Nuk pritën fundin e sezonit, klubi kampion zyrtarizon ndarjen nga tekniku

Edlir Tetova nuk është më trajneri i Egnatias, vendimi është bërë publik sot nga klubi i Egnatias, i cili ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se është mbyllur bashkëpunimi mes palëve pa pritur fundin e sezonit, siç ishte planifikuar fillimisht.

Ndarja e parakohshme vjen pas një serie shumë negative të rrogozhinasve prej 4 humbjesh radhazi, që praktikisht i ka nxjerrë nga gara për titullin në Superiore, ndonëse siguruan praninë në “Final Four”.

NJOFTIM ZYRTAR

KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova.

Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe stresit të vazhdueshëm të përjetuar gjatë kohëve të fundit, si edhe në mirëkuptim të plotë mes palëve, është vendosur mbyllja e bashkëpunimit profesional me trajnerin.

Klubi falënderon Tetovën për kontributin, përkushtimin dhe punën e dhënë në drejtimin e skuadrës gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar rezultatet dhe arritjet e përbashkëta.

KF Egnatia i uron trajnerit shëndet të plotë, suksese në vazhdim dhe mirëpresim që rrugët tona të bashkohen sërish në të ardhmen.

Faleminderit, Tetova!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×