
Berat Gjimshiti shkruan historinë me Atalantën, duke konfirmuar edhe njëherë rolin e tij si një prej shtyllave kryesore të skuadrës bergamase. Mbrojtësi kuqezi luajti të shtunën ndaj Genoas ndeshjen e 332-të me fanellën e bergamaskëve.
Ai ngjitet në vendin e katërt, në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje në historinë e klubit, duke kaluar edhe një emër të njohur të historisë zikaltër si Adriano Bonacina.
“Një hap më shumë për Berat Gjimshitin që kalon Bonacinën në vendin e katërt numrin e ndeshjeve të luajtura me fanelën tonë-shkruante Atalanta.
and then