“5 deri në 20 vite burg vetëm për një akuzë”, Kodra: Ja me çfarë dënimi përballet autori i aksidentit! Në polici tha se ishte i dehur dhe…

Gazetarja Xhensila Kodra, e ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar aspektin ligjor të aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës, ku një drejtues mjeti në gjendje të dehur përplasi për vdekje dy fëmijë të mitur.

Sipas saj, vetëm për veprën penale të shkaktimit të shkaktimit të vdekjes nga aksidenti, ligji parashikon dënim nga 5 deri në 20 vite burg, pa përfshirë këtu bashkimin e dënimeve për akuzat e tjera që rëndojnë mbi të dyshuarin.

Ajo shtoi se ndaj autorit rëndojnë gjithashtu edhe akuza të tjera, si drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe largimi nga vendi i aksidentit, të cilat mund të ndikojnë në ashpërsimin e dënimit përfundimtar që do të kërkojë prokuroria.

Gazetarja theksoi gjithashtu se pamjet e aksidentit janë shumë të rënda, ndërsa sipas saj, pas ngjarjes i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është përballur më vonë me banorë të zonës.

Në deklarimet e tij para policisë, autori ka pretenduar se është larguar nga frika e reagimit të dëshmitarëve okularë. Ai është marrë disa herë në pyetje dhe fillimisht ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë, duke pranuar vetëm se kishte qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Më pas, sipas gazetares, ai ka shprehur pendesë, duke thënë se “ka marrë më qafë” familjet e viktimave dhe fëmijën tjetër të plagosur që ndodhet në spital.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×