
Mbahet sot në Gjykatë Kushtetuese seanca për ankimimin e deputetëve të PD për ngritjen e komisioneve hetimore në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 11 maj.
Në kërkesën e tyre, deputetët kërkojnë që Kushtetuesja të përcaktojë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.
Paralelisht, deputetet kanë kërkuar edhe ngritjen e një komisioni të dytë hetimor, me objekt kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe verifikimin e përdorimit të burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.
and then