Dy të mitur vdiqën nga aksidenti, babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferi, problematik me shpejtësinë dhe alkoolin, ishim ankuar në polici! Nuk më duhet falja…

Në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, babai i 8-vjeçarit të plagosur, nga aksidenti tragjik në Durrës, i prekur foli për ngjarjen e rëndë, aksident ku dy fëmijë të tjerë humbën jetën.

Ai u shpreh se janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa sa i përket autorit të aksidentit të rëndë, babai i 8-vjeçarit tha se ka qenë gjithmonë problematik si me shpejtësinë, po ashtu edhe me alkoolin.

“Ai ka qenë gjithmonë problematik, gjithmonë kemi bërë raportime në polici. Ka qenë gjithmonë problematik me shpejtësinë, por edhe me alkoolin.

Gjithashtu ai u ndal edhe te ndjesa publike që kanë bërë familjarë të autorit të aksidentit tragjik, duke u shprehur: “Nuk më duhet ndjesa”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×