VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale

Arsenali është finalistja e parë e Champions League. Ekipi i Artetës fitoi 1-0 ndaj Atletico Madrid, ndërsa akti i parë kishte përfunduar 1-1.

Në pjesën e parë munguan rastet, me golin që erdhi vetëm në fund të fraksionit. Saka dërgoi në festë londinezët, duke bërë që ekipi të shkojë në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Në pjesën e dytë, madrilenët u përpoqën që të reagojnë, por e patën të vështirë të bënin diçka. Arsenal mbron rezultatin deri në fund dhe do provojë të fitojë kompeticionin, në finale gjen fituesin e PSG-Bayern.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×