
Bayern 0-1 PSG
Emocione dhe spektakël në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Champions League mes Bayern dhe PSG. Në Mynih, parisienët kanë shënuar që në minutën e parë, me anë të Dembele. Ai shfrytëzoi në maksimum një asist të Kvaras nga krahët, për të dërguar topin në rrjetë.
Ekipi i Kompany iu afrua golit të barazimit me Olise dhe Diaz, duke shkaktuar drithërima në stadium. Vendasit pretenduan penallti për një prekje me dorë të Vitinhas, por arbitri nuk mendoi kështu.
and then