
Ish-trajneri i njohur i londinezëve, Arsen Wenger pranoi se Arsenal do ta ketë shumë të vështirë ndaj PSG në finalen e Champions League, me 20 maj.
“Pas një ndeshjeje të tillë, mund të thuash se Bayern nuk ishte në nivelin e pritur, ose mund të thuash se PSG zhvilloi një lojë shumë solide. Personalisht, do të shkoja me të dytën”.
Në përgjithësi, do të vija në pah cilësinë e PSG-së, që janë bërë një skuadër vërtet e kompletuar, me kohezion të madh”.
“Ata kanë edhe një cilësi të jashtëzakonshme: çdo sulmues i kësaj skuadre, në situata një kundër një, përfundon me goditje në portë dhe është e pandalshme. Ata sigurohen që portieri të detyrohet të bëjë pritje – dhe kjo është një cilësi e frikshme”.
and then