Pikë me vlerë mbijetesën, ja si ndryshoi situata e Vorës pasi ktheu 2-0 në 2-2

Vora arriti të merrte një pikë shumë të rëndësishme në “Air Albania” ndaj Dinamos në një barazim dramatik 2-2.

Megjithëse është vetëm një pikë e marrë, për Vorën mund të jetë pikë që bën diferencën duke qenë se mbijetesa tashmë varet vetëm nga ta. Skuadra vorake e mbyll sezonin në shtëpi, ku përballë do të ketë Bylisin që gjithashtu fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Elbasanit.

Për Vorën, vlen vetëm fitorja në kampionat që të sigurojë mbijetesën dhe këtë duhet ta bëjë kundër skuadrës së Bylisit që është vetëm 2 pikë më shumë në klasifikim.

Nëse Vora nuk barazonte dje ndaj Dinamos, diferenca mes skuadrave do të ishte 3 pikë dhe në rast të një fitoreje ndaj Bylisit, atëherë do të shihej bilanci i ndeshjeve direkte, golaverazhi mes skuadrave dhe për Vorën do të ishte një luftë më e madhe për mbijetesë. Tashmë, skuadrës së Bellait i mjafton vetëm një fitore me çfarëdo lloj rezultati, për të siguruar mbijetesën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×