
Trabzonspori projekton të ofrojë deri në 5 milionë euro për Ernest Muçin. Deri më 10 maj është data, kur edhe përfundon e drejta për blerjen e kartonit të Muçit nga Beshiktashi.
Drejtuesit e Trabzonsporit i konsiderojnë shumë 8.5 milionë euro. Te Beshiktashi ndërkohë janë shprehur më parë që nuk do të ketë ulje.
Muçi u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit. Dëmtimi e pengoi gjatë muajit prill, ndërsa për pjesën tjetër shkëlqeu me gola dhe asistime.
Mesfushori me tipare sulmuese është konsideruar si zgjedhje e trajnerit Fatih Teke. Ky i fundit po ashtu po i shtyn drejtuesit që të blejnë kartonin.
and then