Brazili “blindon” Ancelotti-n, e konfirmon presidenti i Federatës

Nuk ka më asnjë dyshim: Carlo Ancelotti do të jetë trajner i Brazilit deri në 2030, lajm ky i konfirmuar së fundmi edhe nga vetë Federata Braziliane e Futbollit. Tekniku italian mori drejtimin e Brazilit një vit më parë duke e udhëhequr drejt kualifikimin për në “FIFA2026”.

Drejtuesit e Federatës janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga Ancelotti për këtë arsye nuk kanë ndërmend të presin se si do të shkojë aventura e tij në këtë Botëror, por zyrtarizimi i rinovimit të kontratës do të vijë përpara startit të Botërorit më 11 qershor. Presidenti i Federatës së futbollit në Brazil konfirmoi se përfaqësues ligjor të Ancelottit po diskutojnë me ta detajet e fundit të kontratës së re.

Vetë Ancelotti, në çdo dalje publike, ka shprehur dëshirën e tij për të zgjatur bashkëpunimin me përfaqësuesin e Brazilit. Ancelotti do të bëjë publike finale me lojtarët e ftuar në Botërorin “FIFA2026” më 18 maj në Rio de Janerio. Me 31 maj, Brazili do të zhvillojë testin e fundit miqësor kundër Panamasë më Marakana.

Brazili bën pjesë në Grupin C së bashku me Marokun, Skocinë dhe Haitin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×