
Një krim që tronditi opinionin publik dhe la pas dhimbje, frikë dhe shumë pikëpyetje, rikthehet sot në vëmendje pas vendimit përfundimtar të drejtësisë.
Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm 64-vjeçarin Isuf Hasa, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, 81-vjeçarit Xhemal Meta, një ngjarje e rëndë e ndodhur në janar të vitit 2025.
Sipas dosjes hetimore, i moshuari u godit brutalisht me çekiç brenda banesës së tij, ndërsa motivi i krimit dyshohet të ketë qenë grabitja e parave.
Një ngjarje që jo vetëm i mori jetën një njeriu të pafuqishëm, por tronditi edhe banorët e zonës, të cilët nuk e besonin se një akt kaq makabër mund të ndodhte mes fqinjësh.
Vendimi i Apelit ndryshoi dënimin e shkallës së parë prej 25 vitesh burg, duke e cilësuar ngjarjen me rëndësi të veçantë dhe duke dhënë dënimin maksimal, burgim të përjetshëm. Ditën e sotme, në emisionin me “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, për herë të parë pas këtij vendimi, flasin palët.
Djali i viktimës ka folur për ngjarjen e rëndë, i prekur për humbjen e të atit.
“Vendimin e pritëm shumë mirë. Ka qenë një njeri që e kemi ndihmuar. Familja na kanë kërkuar me u takuar por nuk kemi pranuar. Atë ditë që ndodhi vrasja lashë vëllain e tij në shtëpi, nuk na shkonte kurrë mendja. I ka bërë nderë të gjithë zonës, të gjithë fshatit. Motivi i vërtetë ishin paratë që i duheshin, kreditë që kishte pasur, ky është dyshimi ynë. Ka qenë diçka e paramenduar se ka pasur çekiçin me vete, kanë pirë edhe kafen në mëngjes. Me vete ka pasur rreth 4 milion, se ka pasur shitur edhe disa dele. Grabitja ishte motivi. Ai e dinte ku i mbante paratë sepse nuk ka pasur paratë në xhep, por edhe para të tjera…”, tha ai.
and then